Aktualitet

Drejtoresha e Open Data: Zjarrin Republikës nuk po ia vë ‘molotovi’, por partia shtet

Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzon qeverinë se po i vë flakën Republikës, duke ndërhyrë tek prioritetet e Prokurorisë.
Featured image of article: Drejtoresha e Open Data: Zjarrin Republikës nuk po ia vë ‘molotovi’, por partia shtet Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj

Drejtoresha e Open Data Albania, aranita Brahaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar qeverinë se po i vë zjarrin republikës parlamentare.

Ndërsa komenton një vendim të Këshillit të Ministrave të marrë më 10 maj, Brahaj shprehet se ajo që ka ndodhur është e paligjshme, pasi po i vë prioritete Prokurorisë në shkelje me faktin se, organi i akuzës është një institucion i pavarur nga ekzekutivi.

“Keshilli i Ministrave i ve Prokurorise Prioritete me akt nenligjor. Se ku e gjen bazen ligjore. Kam frike se zjarrin republikes parlamentare nuk po ja ve molotovi i protestes (nga ai zjarr na mbron policia gazuese), por po ja ve Partia Shtet. Monizem quhej ai sistemi i para vitit 90.
PS. me thone qe baze ligjore paska me ndryshimet e paketes se reformes ne drejtesi. edhe me keq”, – shkruan Aranita Brahaj.

VKM për Prokurorinë e Përgjithshme

Reagimi i Brahajt vjen pas publikimit të VKM-ve në faqen e Kryeministrisë dhe dy ditë pas protestës së opozitës, ku situata agravoi në dhunë. Protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe të Kryesisë së Kuvendit. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me ujë, për t’i shpërndarë. 

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment