
SHBA-Drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Alesia Farah ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Twitter. Ajo ka thënë se ka qenë një nder të punonte në Administratën e Trump dhe se është shumë krenare dhe mirënjohëse për të gjitha gjerat që kanë arritur për ta bërë SHBA-në një vend më të mirë.
“Ka qenë nderi i një jete të tërë që kam shërbyer në Administratën Trump gjatë 3 viteve e gjysmë, së pari si Sekretare e Shtypit e zv/Presidentit Pence, si sekretare e shtypit për departamentin e mbrojtjes dhe së fundmi si Drejtore e Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë. Jam thellësisht krenare për gjërat e pabesueshme që kemi mundur të realizojmë për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe më të sigurtë,” ka shkruar ajo.
I am deeply proud of the incredible things we were able to accomplish to make our country stronger, safer, and more secure.
— Alyssa Farah (@Alyssafarah) December 3, 2020
(I.A./dosja.al)