Aktualitet

Drejtoresha e ISHP: Situata nën kontroll. S’duhet të bëjmë vizita në familje të tjera, më vdiq një i afërm dhe u përcoll me 2 persona

Fico tha se rastet tani janë ulur ndjeshëm dhe situata është nën kontroll.
Featured image of article: Drejtoresha e ISHP: Situata nën kontroll. S’duhet të bëjmë vizita në familje të tjera, më vdiq një i afërm dhe u përcoll me 2 persona Albana Fico, drejtoresha e ISHP

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka folur sot për situatën e COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Fico tha se rastet tani janë ulur ndjeshëm dhe situata është nën kontroll.

Në kulmin e pandemisë kishim shumë vatra familjare. Kjo e vështirësonte stuatën. Tani kemi shumë më pak raste familjare. Kjo tregon se situata është nën kontroll. Duhen respektuar masat në mënyrë që mos të kemi shtim të rasteve gjatë hapjes.

Nuk ndihmojnë vizitat familjare. Në rase gëzimesh apo hidhërimesh nuk duhet bërë vizita. Unë kam një të afërm që u përcoll me 2 persona”, u shpreh drejtoresha e ISHP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment