Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë dhe me armë të ftohtë me vete, arrestohet i riu me precedentë penale në Korçë

Nga kërkimet rezultoi se i riu ishte më precëdentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.
Featured image of article: Drejtonte makinën pa patentë dhe me armë të ftohtë me vete, arrestohet i riu me precedentë penale në Korçë Foto Ilustruese

KORÇË– Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa lejen e drejtimit.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë. Nga kërkimet rezultoi se i riu ishte më precëdentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.

Njoftimi i policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike). 

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Volksëagen”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment