Editorial

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

Të shembësh një teatër me një histori 83 vjeçare ku vetë kryeqyteti sapo mbushi 100 vjetë, nëse nuk të pret puna për referendumin popullor, “referendumin”  gjyqësor je i detyruar ta presësh, nëse pretendon se je shtet demokratik. Aroganca shkoi deri aty sa edhe vendimi i këshillit bashkiak që duhet të priste 10 ditë për të hyrë në fuqi u shkel.
Featured image of article: Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi opinion mbarë  shqiptarë, si dhe rrëzoi suvanë e drejtësisë duke e nxjerë ne sytë tanë  edhe më të dobët se pupuliti i mureve të teatrit, që pushtetarët tanë e “njohin” për tallash.  Por, edhe nëse në të ardhmen do të kemi një proces të drejtë gjyqësor  për gjithë cirkun kryeministroro- parlamentar, e në fund bashkiako-fadromist ku dha shpirt teatri, sërisht atë “Bibliotekë Aleksandrie” të artit dhe historisë sonë nuk do ta kemi më mes nesh. Nën rrënoja  krahas historisë 83 vjeçare,  nostalgjisë  skenike dhe historike, u shuan edhe suveniret  nga jeta e kolosëve tanë artistë, pasi sulmuesve nuk u dilte koha të kujdeseshin për to, se prioritet kishin vetëm shembjen. Por le të kthehemi te drejtësia. Të shembësh një teatër me një histori 83 vjeçare ku vetë kryeqyteti sapo mbushi 100 vjetë, nëse nuk të pret puna për referendumin popullor, “referendumin”  gjyqësor je i detyruar ta presësh, nëse pretendon se je shtet demokratik. Aroganca shkoi deri aty sa edhe vendimi i këshillit bashkiak që duhet të priste 10 ditë për të hyrë në fuqi u shkel. Pas padisë së Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, kërkesës së KLSH-së për pezullim të shembjes së godinës, padisë së Aleancës Për Teatrin në SPAK e Prokurorinë e Tiranës, çfarë bëri drejtësia?! A do të duhej të paktën të pezullonte shembjen deri në përfundim të hetimeve? E ndërsa drejtësia, përfshirë edhe atë të vetinguar “SPAK” po dremiste e qetë, një operacion blic “komando”, pushtoi teatrin dhe në pak minuta artistët “rrebelë” dorëzuan pa “rezistencë” godinën që e mbrojtën me përkushtim për dy vite. Ministri që  për hir të postit dorëzoi spaletat e gjeneralit, mori një tjetër dekoratë kryeministrore për betejën e fituar, ndërsa ish ministri opozitar doli nga nga ngrehina teatrore duke qarë jo nga vetëm nga emocionet por edhe nga sprajti piperdjegës që syve i dhanë ish vartësit e tij.

Vetingreforma, apo prish shtëpi e bëj kasolle?

E shumëpritur nga shumica e popullit si shkopi magjik kundër gjithë padrejtësive, e klonuar me embrione antikorrupsion në laboratorët euro-amerikan, duket se drejtësia e re e ka zbehur mjaft optimizmin e shqiptarëve. Besimi është zbehur nga 90% ne fillim, në 30%  sot, sipas vetë ambasadës amerikane që është  beniamini i kësaj reforme. Pasi  dy gjykatat më të rëndësishme te vendit u “krasitën” nga gërshërët e Vetingut, edhe garda e re “SPAK” e nisur për shumë, ka bërë “Pak”, madje deri tani shumë pak për të fituar besimin tonë . Dosjes më të nxehtë ku akuzoheshin zyrtarë të lartë të shtetit për shitblerje votash i’a përcolli Prokurorise Diber (ku nga shtatë prokurorë tre nuk gjykojnë dot pasi janë të afërm me të akuzuarit), ndërsa për padinë e fundit të opozitës ju desh tre javë kohë për të sekuestruar një dosje. Skepticizmit ndaj reformës së shumëpritur, i shtohen edhe gjykatësit e Vetingut që po skartojnë  drejtësinë e korruptuar, ku tre prej tyre së fundmi u larguan për “njolla” të së shkuarës. Sita e Vetingut zgjerohet mjaft për prokurorë e gjyqtarë si rasti I Donika Prelës, ndërsa ngushtohet shumë sa s’kalon gjilpëra për disa të tjerë siç ishte rasti i gjyqtarit të krimeve të rënda Idriz Mulkurti, apo prokurorit Arben Pasho. Gjyqëtari Mulkurti, pati guximin edhe pse i kërcënuar të jepte vendimin me “burg përjetë” për Dritan Dajtin, ndërsa prokurori Pasho guxoi të luftonte bandat edhe në vitin e mbrapshtë 97-të, duke zbardhur mjaft krime të rënda si pengmarja apo vjedhje  bankash. Megjithatë, për shkaqe jo shumë bindëse nuk e kaluan “ylberin”  e Vetingut. Pyetja që shtrohet është nëse do kemi një drejtësi te re pa cene, apo vetëm një rrokade emrash ? Ligji dhe rendi sipas M.Luter King, ”ekziston me qëllim që të vendosin drejtësi dhe kur ata nuk ja arrijnë këtij qëllimi, atëherë bëhen diga të rrezikshme që bllokojnë rrjedhën e progresit shoqëror”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Ali e vetë Kadi

“Kadiut t’i rrefesh paranë, ters e vërtit sherihanë, për para e shet t’anë, ja di kimenë parasë”. Hasan Zyko Kamberi, i shkroi keto vargje shekuj më parë, por tingëllojnë edhe sot aktuale në veshët tanë. Pyetja  që sot shtrohet është : “kur qeveria ka në dorë edhe organin ligjvënës edhe shkopin e policit”, po as kadi që ta kontrolloj s’ka, kësaj si i bëhet? Njëzetë e shtatë vite më parë, vrasja e gjyqëtarit simbol i dretësisë Giovani Falcone, u bë pika që derdhi gotën dhe drejtësia italiane me mbështetje të gjerë popullore mposhti mafien dhe çoi prapa hekurave kapot e saj. A do të sherbej shembja e teatrit si pikë kthese edhe për drejtësinë shqiptare, për të patur një Falcone pa fundin e tij tragjik.“Ligji nuk mund të ndryshojë shpirtin e njerëzve, por mund të mbajë nën fre njerëzit e pashpirt” – Martin Luter King.

Shto Koment