Aktualitet

Dronët zbuluan parcelat me kanabis! MEGAOPERACION i FNSH-së në Nikël dhe Ishmit, 13 furgona ndiqen nga policia e Durrësit, Tiranës dhe Krujës

VIDEO
Gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit.
Featured image of article: Dronët zbuluan parcelat me kanabis! MEGAOPERACION i FNSH-së në Nikël dhe Ishmit, 13 furgona ndiqen nga policia e Durrësit, Tiranës dhe Krujës Pamje nga aksioni i policisë

DURRËS– Një megaoperacion po zhvillohet nga FNSH, policia e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Nikël dhe Ishmit.

Gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit. Pritet që në orët në vijim të dalim më shumë informacione në lidhje me operacionin që po zhvillohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Ky nuk është aksioni i parë i policisë në parcelat me kanabis. Policia e Krujës së bashku me FNSH nga Tirana e Durrësi që janë në aksion për të zbuluar parcela me kanabis në territorin e Bashkisë së Krujës, prej muajsh.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment