Sport

Dramë në Romë, Lazio përmbys Interin dhe mësyn drejt Juventusit në krye!

Lazio merr vendin e dytë dhe është -1 pikë nga Juventusi kryesues
Featured image of article: Dramë në Romë, Lazio përmbys Interin dhe mësyn drejt Juventusit në krye! Episodi para golit te pare te Lazios

Mrekullitë ekzistojnë edhe për Lazion. Skuadra kryeqytetase sonte bëri një përmbysje spektakolare kundër Interit në Serie A duke fituar 2-1 në shtëpi.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për zikaltrit, të cilët shënuan të parët. Ashley Young në të 44′ gjeti rrjetën me një gjuajtje të përkryer. Ky ishte goli i parë nga një anglez në Itali në shekullin e ri.

45 minutat e dyta folën krejtësisht për bardhekaltrit. Në të 50′ në mbrojtjen e Interit u bë një mishmash. Padelli dhe Skriniar u ngatërruan mes tyre, ndërsa De Vrij pengoi Immobilen në zonë. Ky i fundit shënoi me penallti. Goli i dytë i Lazios u shënua në të 69′ nga mesfushori Milinkovic-Savic.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Lazion, e cila merr vendin e dytë dhe është -1 pikë nga Juventusi kryesues. Inter zbret në vendin e tretë me -3 pikë nga bardhezinjtë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment