Sport

Drama e Sala/ Nanta ka kërkuar transfertën e parë prej 15 milion stërlina nga Cardiff

Futbollisti Emiliano Sala nuk arriti kurrë të zbresite në fushën e lojës me fanellën e Kardifit. Argjentinasi, i cili humbi jetën pak ditë më parë, teksa po udhëtonte nga Nanta drejt Uellsit, është kthyer në një mollë sherri mes dy klubeve.
Featured image of article: Drama e Sala/ Nanta ka kërkuar transfertën e parë prej 15 milion stërlina nga Cardiff Emiliano Sala

Futbollisti Sala, i cili kishte nënshkruar me Cardiff kontratën për transferim nga Nanta më 19 janar, me një marrëveshje prej 15 mln stërlina, ka munguar që prej datës 21 janar, kur avioni i tij u rrëzua në kanalin anglez.

Rrënojat e tij u fotografuan për herë të parë në pasditen e së dielës, ku dy ekipet e kërkimit gjetën avionin Piper Malibu. Autoritetet konfirmojnë se po përpiqen të gjejnë trupin në rrënojat e avionit të rënë në det.

Ende nuk dihet nëse trupi i kapur nga kamerat nënujore është i Sala-s apo i pilotit Ibbotson, personi i vetëm në bord.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas një raporti nga BBC WALES, Nanta do të ndërmarrë veprime ligjore,  nëse kësti i parë i parave nuk derdhet në arkat e klubit brenda 10 ditëve.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment