Aktualitet

“Dragoi i Lefkimit” në gjendje të rëndë! Rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren, si ra nga shkëmbi greku ‘i tmerrshëm’, gabimi që e dorëzoi tek Policia (PAMJET)

Më shumë se 50 oficerë policie ishin angazhuar për ta arrestuar atë. Gjatë ndjekjes nga Policia, ai pësoi një aksident duke u rrëzuar nga një grykë mali ku edhe po fshihej, duke përfunduar në spital.
Αποκλειστικό βίντεο από την διάσωση του "βιαστή του Κάβου"

Κέρκυρα - Αποκλειστικό | Βίντεο από την διάσωση του "βιαστή του Κάβου"Η στιγμή που οι αρχές ανέσυραν από την χαράδρα 200 μέτρων τον 47χρονο «βιαστή του Κάβου»

Gepostet von Start tv Kerkira am Sonntag, 24. Mai 2020

GREQI– Dimitris Apiostis, ose i njohur ndryshe edhe si “përbindëshi i Kavosit” u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy javësh. Më shumë se 50 oficerë policie ishin angazhuar për ta arrestuar atë. Gjatë ndjekjes nga Policia, ai pësoi një aksident duke u rrëzuar nga një grykë mali ku edhe po fshihej, duke përfunduar në spital.

Dimitris Apiostis

Mediat greke kanë publikuar pamje nga operacioni, ku efektivë policie dhe infermierë e mbajnë me barrel për ta çuar në spital. Aspiotis, aktualisht ndodhet në një spital në Korfuz dhe po kurohet nga mjekët pasi ka thyer legenin, brinjë, rruaza të shtyllës kurrizore dhe ka pësuar gjithashtu hematoma në veshka.

Zona ku ai ra kishte terren të vështirë, na u desh më shumë se dy orë e gjysmë për të shpëtuar 47-vjeçarin,” i tha shefi i zjarrfikësve në Korfuz, Nikos Kolovos.

Por ‘përbindëshi’ ishte bërë gati për luftë. Me vete ai kishte një armë gjahu dhe fishekë; disa telefona celularë; një bateri rezerve për të karikuar telefonat; elektrik dore; etj.

PSE ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM

Një 34-vjeçare shqiptare, ka akuzuar grekun Dimitris Aspiotis, se e ka mbajtur të mbyllur për dy ditë në një kasolle dhe e ka abuzuar seksualisht. E reja u shpall në kërkim nga bashkëshorti i saj, pasi nuk u kthye në shtëpi. Ai i tregoi policisë se një ditë më parë zhdukjes së gruas, të dy kishin takuar rastësisht në rrugë Dimitris Aspiotis. Policia kontrolloi gjithë zonën dhe arriti që ta gjente gruan në zonën e Agios. Sipas 34-vjeçares, 47-vjeçari e mbajti peng për dy ditë në një kasolle në Lefkimi dhe e dhunoi pa pushim. Aktualisht, e reja i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të vërtetuar pretendimet e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

GABIMI QË E ZBULOI

Prej dy javësh në zonë nuk kishte asnjë shenjë nga Aspiotis. Të Shtunën, në plazhin e Agios Gordios u shfaqën disa turistë vendas dhe të huaj, të cilët kishin vendosur që të shijonin motin e mirë. Në të njëjtën kohë edhe Aspiotis kishte dalë për ushqim dhe ishte njohur nga një vendas. Pa iu afruar atij, ai thirri policinë për t’i informuar lidhur me vendndodhjen e tij. Menjëherë u dha një sinjal dhe brenda pak orësh forcat e policisë dhe ato të rojeve bregdetare ishin në vendngjarje. Aspiotis kuptoi se ishte rrethuar dhe vendosi që të tentontë që të largohej por përfundoi duke rënë nga një lartësi e madhe.

Dimitris Apiostis

PO KUSH ËSHTË “KAFSHA E KAVOS”

Dimitris Aspiotis, 47 vjeç, është akuzuar më parë për përdhunimin e turistëve të rinj nga Britania. Ai u dënua me 57 vite burg, për t’u liruar më pas në vjeshtën e vitit 2018, pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit të tij. Në vitin 2010, greku u kthye në makthin më të keq për gjashtë turiste britanike. Nën kërcënimin e një thikë, ai kishte rrëmbyer vajzat dhe i kishte përthunuar në një pyll.

Dimitris Apiostis

Në kohën kur ndodhi ngjajrja, ai sapo ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për të njëjtën vepër penale, mes viteve 1997 dhe 2005. Viktima e tij më “e famshme” ishte mjekja e British Airways, Kaylene Morgan, e cila tregoi në një emision se 47-vjeçari e kishte pyetur; “sa është ora?” dhe në momentin kur ajo i ishte kthyer që t’i përgjigjej ai e kishte goditur në kokë.

Më pas e tërhoqi zvarrë në pyll, dhe pasi i mori telefonin, e lidhi me litar dhe e përdhunoi disa herë. Megjithatë mjekja arriti që të shpëtonte dhe të denonconte rastin në Polici.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Shto Koment