Aktualitet

Drafti për ndalimin e meme-ve, Brahaj: Qeveri me afat skadence, çdo Parlament që vjen pas 25 prillit është më i mirë se ky aktuali me Lirinë e Fjalës

Ajo shton më tej se Qeveria aktuale është më afat skadence “sëshpejti”, 25 Prilli është vetëm 5 muaj larg, dhe çdo ndryshim sot do ca muaj të hyjë në fuqi. Sipas Brahajt, është e sigurtë që çdo Parlament që vjen pas 25 Prillit do të jetë më i mirë me Lirinë e Fjalës.
Featured image of article: Drafti për ndalimin e meme-ve, Brahaj: Qeveri me afat skadence, çdo Parlament që vjen pas 25 prillit është më i mirë se ky aktuali me Lirinë e Fjalës Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj

TIRANË– Drejtoresha e Open data, Aranita Brahaj, ka komentuar dokumentet që një ditë më parë bënë bujë në media në lidhje me ndalimin me ligj të MEME-ve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brahaj shkruan se kësaj rradhe nuk shqetësohet më nga asnjë ligjvënie e qeverisë Rama që tremb, cënon dhe kufizon lirinë e Medias.

Ajo shton më tej se Qeveria aktuale është më afat skadence “sëshpejti”, 25 Prilli është vetëm 5 muaj larg, dhe çdo ndryshim sot do ca muaj të hyjë në fuqi. Sipas Brahajt, është e sigurtë që çdo Parlament që vjen pas 25 Prillit do të jetë më i mirë me Lirinë e Fjalës.

Statusi i plotë

Qeveri me “afat skadence” dhe Ligji kundër Lirisë e Shprehjes Një vit më parë kam qenë fort kundër Ligjit dhe Rregullimeve Antishpifje të Qeverisë Rama. Kësaj rradhe nuk më shqetëson asnjë ligjvënie e qeverisë Rama që tremb, cënon dhe kufizon lirinë e Medias. Ditët e Rama – Vendimmarrës janë të numëruara, Qeveria është më afat skadence “sëshpejti”, 25 Prilli është vetëm 5 muaj larg, çdo ndryshim sot do ca muaj të hyjë në fuqi, dhe është e sigurt që çdo Parlament që vjen pas 25 Prillit do të jetë më i mirë me Lirinë e Fjalës. E vetmja betejë që duhet zhvilluar deri me 25 Prill është ajo për Zgjedhje pa blerje vote nga Mafiozët. Madje edhe Kodi Penal në tërësi nuk duhet të ndryshojë në prag zgjedhjesh, sikurse jemi bërë për një kod totalisht të ri pa arnime 25 vjeçare. Mire do ishte qe ligjvenesit e pas 25 Prillit te krijojne komitetin e duhur per nje Kod Penal Modern.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, një drafti i publikuar në media, i realizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shkruante se parashikoheshin penalitete të rënda për ata që i krijojnë memet por edhe ata që i shpërndajnë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikonte dënimin me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime, por nuk shpëtojnë edhe ata që i shpërndajnë.

Kryeministri Rama e mohoi këtë gjë, duke e quajtur nëj dokument jozyrtar. Vetë MD-ja pas bujës në rrjet tha se gjithçka ishte zyrtare, por që ende, në hapat e parë të plafinikimit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment