Politike

DRAFTI I PS-së/ Balla: Lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur

Taulant Balla thekson se çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.
Featured image of article: DRAFTI I PS-së/ Balla: Lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Përmes një postimi në rrjetin social, numri dy i PS, Balla thekson se çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidatit të preferuar.

“Është koha për ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese“, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë. Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale që u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.

Partia Socialiste propozon hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë. Dosja.al ka siguruar amendamentet e plota në draftin që Damian Gjiknuri iu ka dërguar sot anëtarëve të Këshillit Politik, ku kandidatët për deputetë do të votohen përmes votimit parapëlqyes, e duke patur votuesi edhe të drejtën për të ndruyshuar renditjen e kandidatit të preferuar. Po ashtu, PS propozon pragun 3% të votave në rang vendi për koalicionet ose për partitë që garojnë jashtë koalicioneve, kuotën jo më pak se 30% për gratë në Kuvend, edhe në listat e hapura.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment