Diaspora

Si shfaqet Covid-19 tek meshkuj dhe femrat? Farmacistja shqiptare Julia Daragjati tregon detaje (ME VIDEO)

Sipas saj, ky virus shfaqet njëlloj si te meshkujt ashtu edhe te femrat, por ashpërsia e tij është më e madhe tek meshkujt e të gjitha grupmoshave.
Featured image of article: Si shfaqet Covid-19 tek meshkuj dhe femrat? Farmacistja shqiptare Julia Daragjati tregon detaje (ME VIDEO) Julia Daragjati

Farmacistja shqiptare në Itali, Dr. Julia Daragjati, në një intervistë për Radio Televizionin “Dukagjini” ka prezantuar studimin e saj të fundit në lidhje me “Mjekësinë gjinore dhe COVID-19”.  

Sipas saj, ky virus shfaqet njëlloj si te meshkujt ashtu edhe te femrat, por ashpërsia e tij është më e madhe tek meshkujt e të gjitha grupmoshave.

Lidhur me situatën aktuale në Itali, ajo shprehet se: ” Nuk mund të themi se ka rënë fuqia e virusit, por duke qenë se ne kemi aplikuar distancën sociale dhe janë marrë masa të shumta, qytetarët janë ndërgjegjësuar më shumë kundër këtij virusi prandaj ka edhe rënie të rasteve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ajo thotë se hapja ekonomike dhe shoqërore duhet të bëhet njëlloj, por thekson se qytetarët duhet të dinë se virusi është mes nesh ndaj duhet të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat lehtësuese.

Daragjati është gjithashtu kërkuese shkencore pranë Departamentit të Shëndetit të Gruas dhe Fëmijës, në Universitetin e Padovas- Itali, si dhe pjesë e platformës virtuale në shqip “Heda”, që ka si mision shpërndarjen e informacioneve të sigurta për promovimin e shëndetit të mirë e të sigurtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment