Sport

Dovedan akuzon gjyqtarët për humbjen: “E dinim se do ndodhte kështu”

“Shënuam golin e parë dhe më pas tundëm sërish rrjetën dhe e anuloi gjyqtari për pozicion jashtë loje dhe s’kemi çfarë themi. Pamjet tregojnë qartë se është gol i rregullt”
Featured image of article: Dovedan akuzon gjyqtarët për humbjen: “E dinim se do ndodhte kështu”

 

KORÇE – Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, pas ndeshjes që skuadra e tij humbi në Korçë me Skënderbeun, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:

“Shënuam golin e parë dhe më pas tundëm sërish rrjetën dhe e anuloi gjyqtari për pozicion jashtë loje dhe s’kemi çfarë themi. Në pjesën e dytë na pengoi edhe era që frynte. Pamjet tregojnë qartë se është gol i rregullt.

E dinim se do ndodhte diçka e tillë, nuk është e çuditshme. Nuk është hera e parë, në çdo ndeshje kur kemi kërkuar fitoren me çdo kusht, kemi pasur probleme. Nuk e di përse ndodh diçka e tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe në golat e pësuar mbrojtësit kanë faj, është konstatim i drejtë. Stojanoviç ishte vendosur titullar, por kishte probleme fizike dhe më pas gjatë ndeshjes kishim probleme prapa”,- përfundoi trajneri i ballshiotëve Veljko Dovedan, i cili ka shigjetuar gjyqtarët e ndeshjes për humbjen e pësuar ndaj Skënderbeut.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment