Bota

Punoi pa u mbrojtur/ Vdes nga koronavirusi mjeku 57-vjeçar në Itali, fjalët e fundit: Dorezat mbaruan…110 mjekë të tjerë me COVID-19

Ai punonte në një spital të qytetit të Codognos dhe rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por nuk mundi t'i bëjë ballë forcës së tij, pasi puna pa doreza depërtoi thellë në trupin e tij virusin vdekjeprurës.
Featured image of article: Punoi pa u mbrojtur/ Vdes nga koronavirusi mjeku 57-vjeçar në Itali, fjalët e fundit: Dorezat mbaruan…110 mjekë të tjerë me COVID-19 Marcello Natali

ITALI– Italia nuk po mundet ta përballojë këtë situatë të ashpër që ka krijuar koronavirusi, ku së fundmi është mësuar se ka humbur jetën edhe një mjek 57-vjeçar italian si shkak i koronavirusit.

Ai punonte në një spital të qytetit të Codognos dhe rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por nuk mundi t’i bëjë ballë forcës së tij.

Lajmin e infektimit nga Covid-19, e konfirmoi vetë Marcello Natali i cili u shtrua në spitalin e Kremones, por pasi  ai ishte transferuar në Milano dhe ishte shtruar në kujdesin intensiv për pneumoni të rënda bilaterale, ka vdekur.

Ndërkohë sipas “Euronews”, Marcello Natali kishte deklaruar se gjatë gjithë  kohës ai kishte punuar pa doreza, dhe masa mbrojtëse.

“ Kishin mbaruar.”– ka thënë ai, ndërsa ka treguar se në Codogno dhe në Casalen pranë tij, 14 mjekë të tjerë ishin në karantinë që nga data 28 shkurt.

 “Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirusin; si mjekë të periudhës post antibiotikëve, u rritëm me idenë se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme.”- është shprehur ai gjatë kohës kur ka qenë i shtruar në spital.

Vdekja e Marcello Natalit u konfirmua nga Federata Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm: Është si të jemi në luftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Paola Pedrini, sekretare rajonale në federatë, tha se 110 mjekë nga 600 që janë gjithsej në Bergamo, janë me COVID-19.

“Situata nuk është aspak mirë që nga fundi i shkurtit. Ne morëm disa maska, disa doreza, asgjë tjetër. Një maskë që duhet të zgjasë gjysmë-ditë, këtu zgjat një javë.“-ka thënë ajo.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: agenpress.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment