Aktualitet

Dosja ‘Tërmeti/ Gjykata jep masat për 30 të arrestuarit, burg për dy ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit

Gjyqtarja Vjollca Spahia, ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes 'Tërmeti'. 7 persona janë lënë në burg përfshirë edhe ish-kryekomunarët e Kasharit dhe Farkës, 11 në "detyrim paraqitjeje" si dhe 12 të tjerë në "arrest shtëpie".
Featured image of article: Dosja ‘Tërmeti/ Gjykata jep masat për 30 të arrestuarit, burg për dy ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit Pamje nga gjyqi

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për 30 të arrestuarit e dosjes Tërmeti. Gjyqtarja Vjollca Spahia vendosi të lejë në burg 7 persona, mes tyre dy ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Pas një seance maratone që u zhvillua ditën e djeshme dhe zgjati plot 7 orë, gjykata vendosi të japë masat e sigurisë, ku vendosi 11 masa “detyrim paraqitjeje” dhe 12 masa “arrest shtëpie”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë dhënies së masave, gjykata ka kërkuar më shumë hetim nga prokuroria për të siguruar prova për personat e akuzuar.

Masat e sigurisë që u caktuan sot në gjykatë:

Arrest me Burg

1-Hodo Gjoni arrest burg

2- Artur Skela- Arrest meburg

3- Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg

4- Besnik Fucia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg

5 -Naim Shehi- Arrest me burg

6- Gezim Shkalla – Arrest me burg

7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkes- Arrest me burg

Detyrim paraqitje

1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

2-Reis Muça– Detyrim paraqitje

3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje

4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje

5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

7-Stela Maze- Detyrim paraqitje

8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje

Arrest shtepie

1-Faik Fejza- Arrest shtëpie

2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie

3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie

4-Agim Eski- Arrest shtëpie

5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie

6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie

7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie

8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie

9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie- Aktualisht në spital me probleme shëndetësore

10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie

11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie

12- Luan Beta- Arrest shtëpie

 

Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”. Përveç të arrestuarve, prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e 7 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, por sipas sistemit TIMS 6 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë.  Aksioni ka nisur disa ditë më parë nga Vora, ku Policia e Tiranës ka arrestuar zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë. Mes të arrestuarve ishin edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Të njëjtin operacion zhvilloi edhe Policia e Durrësit, disa ditë më parë duke vënë në pranga 10 policë, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenër ndërsa një efektiv u shpall në kërkim. Gjykata e Durrësit, vendosi të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 zyrtarët e prangosur, duke i lënë të lirë. Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment