Aktualitet

“Histori guximi dhe trimërie”, Meta vlerëson ‘Dëshmorin e Atdheut’ Hamit Dollanin me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Ditën e sotme Presidenti Meta ka nderuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, të ndjerin ‘Dëshmorin e Atdheut’ Hamit Dollani (pas vdekjes).
Featured image of article: “Histori guximi dhe trimërie”, Meta vlerëson ‘Dëshmorin e Atdheut’ Hamit Dollanin me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Presidenti Meta ne dhenien e dekorates

TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme ka nderuar “Dëshmorin e Atdheut” Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, duke deklaruar se Dollani përgjatë jetës së tij ka pasur një veprimtari patriotike dhe trimëri të treguar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë, ku ka sakrifikuar edhe jetën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta ka thënë se kjo histori nuk duhet të harrohet kurrë sepse, Hamit Dollani ishte një nga dëshmorët tanë të parë që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Metës:

Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, pata nderin dhe privilegjin e veçantë të vlerësoja me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Hamit Dollanin, një nga dëshmorët e parë të rezistencës sonë Antifashiste, i cili ra heroikisht në luftë kundër pushtuesve, përkrah simbolit të qëndresës, Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939.

Si një nga bijtë e thjeshtë të këtij vendi, të cilin ndërgjegjja kombëtare dhe atdhedashuria e dërgoi në llogoren e parë të luftës, Hamit Dollani ishte një nga dëshmorët tanë të parë që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndaj ne, sot, përulemi me respekt dhe mirënjohje përballë sakrificës së tyre sublime. Sepse pa këtë sakrificë, e cila frymëzoi Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, rrezikohej vetë ekzistenca e shtetit dhe e kombit tonë më pas.

Kjo histori nuk duhet harruar kurrë!

Është një histori guximi dhe trimërie, qëndrese dhe liridashëse, e cila duhet t’i bëjë krenarë edhe brezat që do të vijnë.

Falenderoj në veçanti Shoqatën Atdhetare Kulturore “Gramshi” për propozimin e dekorimit të kësaj figure patriotike të shquar, si Hamit Dollani.

A.C/Dosja.al

Shto Koment