Bota

Kriza e Covid-19 shton varfërinë në Zvicër, mijëra njerëz mbajnë rradhë për ushqim në Gjenevë

Grupi i njerëzve shtrihej prej më shumë se 1 km jashtë një sheshi ku vullnetarët po shpërndanin rreth 1.500 pako për njerëzit që filluan të vinin që në 5 të mëngjesit.
Featured image of article: Kriza e Covid-19 shton varfërinë në Zvicër, mijëra njerëz mbajnë rradhë për ushqim në Gjenevë Pamjet ku qytetarët mbajnë rradhë për të marrë ushqim.

GJENEVË– E prekur nga koronavirusi, Zvicra është një tjetër shtet që është goditur nga pandemia që ka vrarë mbi 200  mijë njerëz. Mediat e huaja së fundmi kanë publikuar një foto ku tregohet se 1 mijë banorë presin në rradhë për ushqim. Ndonësëe e gjithë bota e njeh Zvicrën si një ndër vendet më të pasura e me ekonomi të fuqishme, por sërish atje ka njerëz që vujnë për bukë.

Pikërisht në Gjenevë, një prej qyteteve më të pasura të Zvicrës 1 mijë njerëz, kryesisht punëtorë dhe emigrantë  të varfër kanë mbajtur rradhë për pakot ushqimore falas në Gjenevë, duke nënvizuar edhe më shumë ndikimin e pandemisë tek të varfrit dhe ata pa dokumente që punojnë në Zvicrën e pasur.

Grupi i njerëzve shtrihej prej më shumë se 1 km jashtë një sheshi,  ku vullnetarët po shpërndanin rreth 1.500 pako për njerëzit që filluan të vinin që në 5 të mëngjesit.

Në një komb me gati 8.6 milion, 660,000 njerëz në Zvicër ishin të varfër në vitin 2018, thotë bamirësi Caritas, veçanërisht prindërit beqarë dhe ata me një nivel të ulët arsimimi të paaftë për të gjetur punë pasi humbasin një vend pune.

“Ne kemi nevojë për ushqim.”–  tha Silvia Mango, një 64-vjeçare nga Filipinet, pasi priti tre orë nën një diell të nxehtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjithçka është shumë më e vështirë që nga fillimi i krizës.”- tha ajo.

 

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: Yahoo 

A.C/Dosja.al

Shto Koment