Rajoni

Koronaviursi/ Nuk shtyhen zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoninë e Veriut

Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona.
Featured image of article: Koronaviursi/ Nuk shtyhen zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT– Zgjedhjet e 12 prillit nuk do të shtyhen por fushata do të zhvillohet përmes mediave. Kështu vendosën liderët politikë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski. Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik. Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 22 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Alsat M

Shto Koment