Rajoni

Presidenti Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 26 prill

Serbia do të shkojë në zgjedhje të përgjithme më datë 26 prill të këtij viti, votim mjaft i rëndësishëm për Partinë e tij Progresiste serbe, që i jep mundësinë atij të qëndrojë  në pushtet.
Featured image of article: Presidenti Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 26 prill Aleksandër Vuçiç

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme ka shpallur  edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Mësohet se Serbia do të shkojë në zgjedhje të përgjithme më datë 26 prill të këtij viti, votim mjaft i rëndësishëm për Partinë e tij Progresiste serbe, që i jep mundësinë atij të qëndrojë  në pushtet.

I uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe një atmosferë demokratike ditën e zgjedhjeve.”- u shpreh Vuçiç firmosjes së dekretit në zyrën e tij në Beograd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohët  tensionet  kanë nisur që tani ku shumica e partive të opozitës kanë vendosur ta bojkotojnë votimin, për shkak se e  akuzojnë Presidentin serb dhe koalicionin e tij për autokraci, cënim të lirisë së mediave, sulmimin e aktivistëve të opoztës si dhe për korrupsion dhe lidhje me organizatat kriminale.

Burimi: En.news-front 

A.C/Dosja.al

Shto Koment