Showbiz

“E kam gjetur dashurinë e jetës”, Young Zerka rrëfen marrëdhënien 5-vjeçare me Ronela Hajatin, planet për martesë

Young Zerka pranon se ka gjetur dashurinë e jetës dhe flet për Ronela Hajatin.
Featured image of article: “E kam gjetur dashurinë e jetës”, Young Zerka rrëfen marrëdhënien 5-vjeçare me Ronela Hajatin, planet për martesë Këngëtarët, Ronela Hajati dhe Young Zerka.

TIRANË– Young Zerka dhe Ronela Hajati më në fund kanë vendosur të pranojnë hapur lidhjen e tyre, edhe pse prej vitesh e kanë muhuar atë. Edhe në një intervistë më parë këngëtari e ka pranuar hapur se është në një marrëdhënie me këngëtaren, por gjithsesi duke mos qenë asnjëherë i drejtpërdrejtë në përgjigje.

Në mënyrë të tërthortë Zerka na ka lënë të kuptojmë se e ka gjetur dashurinë e jetës, madje në të ardhmen kanë në plan të martohen.

Biseda

Ester Bylyku: Si po shkon lidhja me Ronelën?

Young Zerka: Shumë mirë, shyqyr Zotit.

Ester Bylyku: Përflitet nga gojët e liga që keni shumë vite bashkë

Young Zerka: Në muzikë po, rreth pesë vjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ester Bylyku: Po kshu si çift?

Young Zerka: Si çift, në ç’kuptim si çift?

Ester Bylyku: Kur e mendon veten të martuar?

Young Zerka: Se di me thënë të drejtën. Patjetër që e mendoj veten të martuar, sepse vjen një kohë që do të krijosh një familje.

Ester Bylyku: Mund të themi që e ke gjetur dashurinë e jetës?

Young Zerka: Besoj se po.

R.L/Dojs.al

Shto Koment