Politike

“Me Ramën kam pasur mundësi të luaj e të bëj qejf”/ Manjani për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Hajduti më i madh i votave

  • Kryemadhi tregon prapaskenat e konsensusit: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill
  • Sipas Manjanit, sistemi zgjedhor është hajduti më i madh i votave.
    Featured image of article: “Me Ramën kam pasur mundësi të luaj e të bëj qejf”/ Manjani për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Hajduti më i madh i votave Ylli Manjani

    TIRANË- Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron si fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”. Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se mbetet mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pluralizmit politik. Sipas Manjanit, sistemi zgjedhor është hajduti më i madh i votave.

    Ndërkohë,  mbrëmje e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetjet” tha se Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në Dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe se në Janar kryeministri Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme.

    REAGIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT:

    Sa më takon e konsideroj fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”! Me Edi Ramën kam patur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot. Por kam bashkëpunuar me sinqeritet dhe jam ndarë me shumë forcë prej lojrave të Tij edhe duke qenë brenda.

    As kam luajtur e as luaj me Edi Ramën. Ndaj e konsideroj Fyerje rë rëndë madje deklarimin se “…. bën lojën e Edi Ramës”! Gjithmonë për sa më takon mua. Nuk e di për të tjerë. Sistemi zgjedhor, pra Proporcionali Ralonal që sot kemi është hajduti më i madh i votave. Ky është fakt e jo supozim. Merrni zgjedhjet e fundit e lexojuani rezultatin. PS me 48% duhet të kishte 68 mandate, por bë fakt sistemi i dha 74 të vetat, pa aleatët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ku ta kërkojmë hajdutin, përveç se këtu te sistemi?!

    As canabis e as mjetet e tjera të manipulimit nuk e siguruan dot këtë sasi mandatesh plot 6 të tilla, që jua dha sistemi. Dhe përse nuk u dashka folur për sistemin?! Përse qenkemi me Edi Ramën kur i themi se ky sistem jo vetëm e mban në pushtet por në pushtet monist madje?! Kush është me Edi Ramën, denoncuesit e sistemit hajdut, apo mbrojtësit e sistemit?! Kush është me Edi Ramën kritikët, apo ata që bëjnë marrëveshje me të?!

    E përsëris: mbetem mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pliralizmit politik. Mbështes pra opozotën zyrtare si instotucionin e vetëm të demokracisë në vend. Por, nuk pranoj fyerjen se qenkam me Edi Ramën! Dhe PO, ky sistem pra Proporcionali Rajonal është hajduti më i madh i mandateve; është arma vrastare e padukshme e vullnetit të votuesve; është pabarazia më e madhe e vlerës së votës së njerëzve. Këtë sistem e bëri dhe është vetë Edi Rama! P.s. zakonisht mi dëgjojnë fjalët me vonesë dhe kur mi dëgjojnë nuk pushojnë duke më cituar. Kjo nuk më intereson. Por çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhore! Ndaj mjaft me sentenca fyerjesh, por të përëendrohemi tek problemi. Është krejt tjetër gjë pamundësia për.ta ndryshuar! Por mbrojta e këtij sistemi është e gabuar!!!

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment