Showbiz

“Çuno more çun gushën si pullum”, duke dridhur belin, hipur mbi karrige Xhensila Myrtezaj ‘e djeg’ në kërcim (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj ka ndarë një video duke kërcyer, nga një mbrëmje festive që kanë kaluar mes miqsh.

TIRANË– Xhensila Myrtezajn e shikojmë duke kërcyer vetëm nëpër koncertet e saj, që realizon në Shqipëri e më tej, në diasporë.

Por, një video e ndarë nga këngëtarja, tregon se çifti i famshëm, Xhensila dhe Besi po argëtohen në një mbrëmje festive mes miqsh.

Hipur mbi karrige, duke kërcyer e duke dridhur belin, Xhensila duket se e ka shijuar shumë darkën me muzikë mes miqsh, ndërsa Klajdi Haruni këndonte këngën, “Çuno more çun gushën si pullum”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një atmosferë e ndezur, në sfond duken miqtë e ngushtë të çiftit, ku ngjitur me Bes Kallakun qëndron dhe aktori Arben Derhemi.

 

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment