Aktualitet

“7 kilometra për të shkuar në shkollë”/ Fëmijët në Dibër përshkojnë çdo ditë rrugën më këmbë për të mos humbur mësimin, Gjunkshi: Merrni masa urgjente për transportin (VD)

Ata nisen çdo ditë të vetëm, pa shoqërues të rritur nga fshati Plani Bardhë për në fshatin Kloskatund për të mos humbur orët e mësimit, pavarësisht motit të keq. 
Featured image of article: “7 kilometra për të shkuar në shkollë”/ Fëmijët në Dibër përshkojnë çdo ditë rrugën më këmbë për të mos humbur mësimin, Gjunkshi: Merrni masa urgjente për transportin (VD) Xhemal Gjunkshi

DIBËR– Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë nga Dibra u duhet të përshkojnë 7 kilometra për të shkuar në shkollë, në fshatin fshatin Kloskatund, aty ku edhe gjendet shkolla. Ata nisen çdo ditë të vetëm, pa shoqërues të rritur nga fshati Plani Bardhë për në fshatin Kloskatund për të mos humbur orët e mësimit, pavarësisht motit të keq.

Ish deputeti i zonës Xhemal Gjunkshi i shoqëroi nxënësit e vegjël në rrugëtimin e tyre, ku edhe denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia të këtyre fëmijëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjeç, të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk  e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e transportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, tha Gjunkshi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment