Showbiz

Xhani Shqerra bëhet pjesë e medies italiane, së shpejti nis prezantimi i programit, moderatori: Ndjehem si në qiellin e 7-ë

Xhani Shqerra në medien italiane!
Featured image of article: Xhani Shqerra bëhet pjesë e medies italiane, së shpejti nis prezantimi i programit, moderatori: Ndjehem si në qiellin e 7-ë Moderatori shqiptar, Xhani Shqerra.

TIRANË– Xhani Shqerra do të jetë pjesë e medies italiane me një program që do të transmetohet në muajt prill-maj në një nga mediet e njohura italiane, që moderatori ka dashur ta mbajë të fshehtë. Në një intervistë për medien lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, Xhani Shqerra ka deklaruar se së shpejti do ta shikojmë në televizionin italian me një program televiziv.

Gjatë muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet në një media kombëtare italiane”,– është shprehur Xhani Shqerra, duke preferuar të mos japë më shumë detaje, për të na i lënë surprizë për momentin e duhur.

Xhani Shqerra gjithashtu e ka pohuar këtë lajm në profilin e tij në rrjete sociale, ndërsa shkruan: “Po dhe më lejoni të ndjehem si në qiellin e 7-ë”.

Moderatori gjithashtu ka postuar një tjetër mesazh në rrjete sociale në shenjë falenderimi, duke treguar se ndjehet mjaft i lumtur për këtë arritje. Ai ka jetuar për shumë vite në Itali, ku edhe ka kryer studimet, dhe rikthimi për një projekt televiziv e ka gëzuar pa masë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

“Shumë faleminderit për mesazhet e shumta. jeni aq shumë saqë nuk po arrij tu përgjigjem dot në kohë të gjithëve! Por do ta bëj, me të njëjtin respekt e dashamirësi që më dhuroni gjithmonë! Jo vetëm në këtë rast! Sigurisht që për mua është një arritje, e rëndësishme, personale, por pa ju, pa Tring dhe më pas Klan, s’do kusha mundur të shfaqja atë që jam e di të bëj, pa kusjhte e me çiltërsi. Nuk heq dorë nga dielli i Shqipërisë time, as nga TV këtu. Është thjesht një projekt që i shtohet rrugëtimit tim televiziv. Faleminderit për kohën tuaj, vlen shumë për mua! Bekime!”- shkruan Xhani Shqerra në rrjete sociale.

R.L/Dosja.al

Shto Koment