
ARGJENTINË– Wanda Nara është nga ato personazhe që çmend rrjetin herë pas here me foto dhe video provokuese.
Së fundmi prëmes disa postimeve në profilin e saj në Instagram bukuroshja argjentinase ka ndezur rrjetin me fotot e fundit pasi shfaqet me bikini dhe tregon dekoltenë shpërthyese.
Në një kohë që futbolli është pezulluar si shkak i pandemisë së Covid-19 gjithashtu edhe çdo spektakël ku Wanda merr pjesë. Megjithatë ajo ka gjetur sërish një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.
Ditën e sotme bashkëshorte e sulmuesit Mauro Icardi ka publikuar disa momente nga stërvitja në shtëpinë e çiftit në liqenin e Comos, ku nuk ka ngurruar të shfaqë format seksi të trupit të saj.
Wanda Nara është një personazh që përflitet gjithmonë në mediat rozë, si edhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
A.C/Dosja.al