Rajoni

Vuçiç pas takimit me Grenell: I kthehemi dialogut sapo të hiqet taksa ndaj Serbisë

Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën, sapo të hiqet taksa.
Featured image of article: Vuçiç pas takimit me Grenell: I kthehemi dialogut sapo të hiqet taksa ndaj Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Richard Grenell

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën, sapo të hiqet taksa.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë – që nuk është kurrë e lehtë për ne – por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.

Zyra e presidencës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Grenell pritet të takojë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Theksojmë se takimet zhvillohen disa ditë, pasi ambasadori Grenell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur më 2018 ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy Prishtinës dhe Beogradit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment