Rajoni

Marrëveshja sekrete me Thaçin/ Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Teori absurde konspirative, po akuzojnë njëri-tjetrin për gjëra të tmerrshme

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, teksa ka folur për  TV Prva ka përmendur edhe  pretendimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për arritjen e një mavarrëveshje serkete në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Featured image of article: Marrëveshja sekrete me Thaçin/ Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Teori absurde konspirative, po akuzojnë njëri-tjetrin për gjëra të tmerrshme Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

KOSOVË– Vuçiç ka deklaruar se nuk ekziston një marrëveshje e tillë për të cilën pretendon Albin Kurti, duke thënë  më tej se me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë.”-  është shprehur Vuçiç.

Sipas tij deklarimet e Kurtit  janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me Presidentin Thaçi.

“Ata po e luftojnë njëri tjetërin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se kush çfarë thotë, ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjerat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla. Ne s’jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim.”- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera presidenti serb u shpreh se aktualisht nuk ka asgjë sa i përket një zgjidhje për problemin me Kosovën.

“Do ta bëjë një gjë të tillë edhe përkundër të gjitha problemeve që na ka sjellë një çështje e tillë. Do ta them një gjë të tillë, me shpresën që do të kemi diçka në të ardhmen. Por aktualisht s’mund ta them një gjë të tillë. Ne s’kemi asgjë.”- ka përfuduar Vuçiç.

A.C/Dosja.al

Shto Koment