Rajoni

Vuçiç: Shumica e serbëve preferojnë një “konflikt të ngrirë” me Kosovën, por unë jo

Presidenti serb ka thënë se shpreson që Kosova do ta heqë taksën, por edhe nëse kjo ndodh, Vuçiç ka thënë se mund të bëhet e mundur vetëm si shkak i presionit amerikan, pasi në të kundërt Kosova nuk do ta hiqte kurrë taksën.
Featured image of article: Vuçiç: Shumica e serbëve preferojnë një “konflikt të ngrirë” me Kosovën, por unë jo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka zhvilluar disa takime zyrtare në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë dhe ka dhënë edhe një intervistë për “Foreign Policy”, në lidhje me marrëdhënien Serbi-Kosovë.

Sa i përket raportit me Kosovën, Presidenti serb ka folur në intervistë edhe për hapat e ardhshëm në lidhje me këtë vend. Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se shpreson që Kosova do ta heqë taksën, por edhe nëse kjo ndodh, mund të bëhet e mundur vetëm si shkak i presionit amerikan, pasi në të kundërt Kosova nuk do ta hiqte kurrë taksën.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime.”- u shpreh Vuçiç.

I pyetur se nëse Kosova do ta heqë taksën ndaj Serbisë, a do reagonte Serbia me fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës, Vuçiç ka thënë:  Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj domosdoshmërinë për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumice dërrmuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa i pyetur se cila është zgjidhja e duhur dhe e pranueshme për çështjen me Kosovën ai ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe çdo përpjekje  në mënyrë që të mund të bien në kompromis.

“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, ”.- është shprehur Presidenti serb.

A.C/Dosja.al

Shto Koment