Rajoni

“Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete”, opozitari serb bën deklaratën e fortë: Vuçiç do ta njohë Kosovën shtet

Obradoviç u shpreh se ‘negociata sekrete’ , kanë nisur edhe si shkak i kundërshtimit të Beogradit, në pengimin e negociatave me Prishtinën derisa të zhduket taksa 100 %, kanë shkruar mediat e huaja.
Featured image of article: “Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete”, opozitari serb bën deklaratën e fortë: Vuçiç do ta njohë Kosovën shtet Aleksandër Vuçiç

BERLIN– Gjatë takimit në Samitin e Mynihut, politikani i opozitës serbe, Boshko Obradoviç, ka deklaruar në  Berlin se prej muajsh kanë nisur negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Ndër të tjera Obradoviç u shpreh se ‘negociata sekrete’ , kanë nisur edhe si shkak i kundërshtimit të Beogradit, në pengimin e negociatave me Prishtinën derisa të zhduket taksa 100 %, kanë shkruar mediat e huaja.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka synuar të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke qenë se kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes diskutimeve, një tjetër argument i rëndësishëm i Obradoviç, ishte edhe për marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.

Në Mynih të Gjermanisë më 14 shkurt u zhvillua Konferenca e Sigurisë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i ri Kosovës Albin Kurti. Në këtë konferencë u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment