Aktualitet

“Ishte djegur totalisht”, fqinji tregon si e gjeti trupin e të voglit që dha shpirt mes flakëve në Kurbin, çfarë i panë sytë

Fqinji tregoi se çfarë i panë sytë në ato momente, brenda kasolles ku humbi jetën vogëlushi.
Featured image of article: “Ishte djegur totalisht”, fqinji tregon si e gjeti trupin e të voglit që dha shpirt mes flakëve në Kurbin, çfarë i panë sytë Fqinji
Përditësuar:

KURBIN– Personi që pa i pari trupin ep ajetë të 2-vjeçarit që dha shpirt mes flakëve është një fqinj i familjes Çoku. Përpara kamerës së “AbcNews”, fqinji tregoi se çfarë i panë sytë në ato momente, brenda kasolles ku humbi jetën vogëlushi.

Është asfiksuar edhe është djegur totalisht. Unë e nxorra me vrap në krahë dhe e çova atje,”– tregon ai teksa bën me dorë edhe nga kasollja, e shkrumbuar tashmë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri i mori jetën një vogëlushi vetëm dy vjeç. Dosja.al mësoi se fëmijët e familjes së Haki Çokut po luanin me shkrepëse, ç’ka ka shkaktuar edhe zjarrin që më pas ka djegur të gjithë kasollen duke asfiksuar fëmijën. Të tjerët shpëtuan, ndërsa vogëlushi dha shpirt mes flakëve. Në momentet e tragjedisë, nëna e fëmijës ndodhej brenda në shtëpi, ndërsa i ati ishte në punë dhe po mblidhte kanaçet, me të cilat u siguronte jetesën nëntë fëmijëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak të Kurbinit. Ata jetojnë në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe shpenzimet e përditshme i nxjerrin duke shitur kanaçe. Tashmë në këtë familje ka pllakosur zia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment