Aktualitet

OPERACION BLIC/ Antidroga zbarkon në Vlorë, prangosen tetë trafikantë në fshatin Kotë

Dosja.al mëson se arrestimet janë bërë në kuadër të një operacioni blic të zhvilluar në fshatin Kotë të Vlorës.
Featured image of article: OPERACION BLIC/ Antidroga zbarkon në Vlorë, prangosen tetë trafikantë në fshatin Kotë Foto Ilustruese
Përditësuar:

VLORË– Më shumë se tetë persona kanë rënë në pranga nga Policia e Vlorës. Dosja.al mëson se arrestimet janë bërë në kuadër të një operacioni ‘blic’ të zhvilluar në fshatin Kotë të Vlorës. Ende nuk dihen identetitet e të arrestuarve, ndërkohë që mësohet se të prangosurit janë persona me precendetë penalë të mëparshëm.

Paraprakisht mësohet se ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mes personave të arrestuar ka edhe persona të akuzuar për vjedhje dhe djegie makinash. Ende nuk ka detaje, lidhur me këtë aksion apo komunikim zyrtar nga ana e policisë. 

(f.m, a.m/dosja.al)

Shto Koment