
VLORË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në plazh. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
I lënduari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së aksidentit.
(a.m/dosja.al)