Aktualitet

Trefishohen masat dhe kontrollet në portin e Vlorës, pasagjerët italianë: Mos përhapni panik

Pasagjerët, si shqiptarë ashtu dhe italianë shprehen se ka pasur kontrolle, si në Itali ashtu dhe në portin e Vlorës.
Featured image of article: Trefishohen masat dhe kontrollet në portin e Vlorës, pasagjerët italianë: Mos përhapni panik Foto ilustruese

VLORË- 118 pasagjerë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri me tragetin e linjës Brindisi Vlorë. Me masa të shtuara nga punonjësit e shëndetit publik, janë bërë kontrolle të të gjithë pasagjerëve dhe nuk ka rezultuar asnjë më temperaturë ose i dyshuar me virus.

Pasagjerët, si shqiptarë ashtu dhe italianë shprehen se ka pasur kontrolle, si në Itali ashtu dhe në portin e Vlorës.

Ndërsa, një pasagjer shqiptar, i cili vinte nga Italia tregon se situata në shtetin fqinj të Italisë është e tensionuar kryesisht tek njerëzit e thjeshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një qytetar italian shprehet se jemi shumë të qetë dhe nuk kemi probleme.

Nga ana tjetër në portin e Vlorës kontrollet janë tre fishuar dhe deri më sot nuk ka pasur persona të dyshuar me virus.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment