
VLORË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Drejtuesi i një motoçikletë mbeti i plagosur, pasi u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi në zonën e njohur si “Gjyqi i Vjetër” në qytetin bregdetar.
Mësohet se mjeti tip “Opel”, i cili drejtohej nga një grua ka qenë duke ecur drejt kur motoçikleta i ka prerë rrugën. Raportohet se i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë policia shoqëroi drejtuesen e mjetit për verifikime të mëtejshme proceduriale.
(a.m/dosja.al)