Aktualitet

U kap me armë dhe 100 mijë euro me vete pranë selisë së PS-së, gjykata cakton nesër masën e sigurisë për Vladimir Gjutën

Prokuroria e akuzon Gjutën për armëmbajtje pa leje.
Featured image of article: U kap me armë dhe 100 mijë euro me vete pranë selisë së PS-së, gjykata cakton nesër masën e sigurisë për Vladimir Gjutën Vladimir Gjuta

TIRANË– Vladimir Gjuta do të dalë ditën e nesërme para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij. Seanca pritet të mbahet nesër në orën 10:00. Prokuroria e akuzon Gjutën për armëmbajtje pa leje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vladimir Gjuta ra në pranga një ditë më parë. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment