Rajoni

Vjosa Osmani në tubimin ku ishte edhe Agim Veliu, ja çfarë i thanë aktivistët nënkryetares së LDK-së

Osmani thotë se në Vushtrri bisedoi me qindra aktivistë, e tregon se ata ia konfirmuan se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim.
Featured image of article: Vjosa Osmani në tubimin ku ishte edhe Agim Veliu, ja çfarë i thanë aktivistët nënkryetares së LDK-së Foto nga tubimi në Vushtri

KOSOVË- Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë dje në tubimin e partisë së saj në Vushtrri, bashkë me kryetarin Isa Mustafën e nënkryetarin tjetër, Agim Veliun.
Osmani thotë se në Vushtrri bisedoi me qindra aktivistë, e tregon se ata ia konfirmuan se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim.

“Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takojë e bisedojë me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Dy nënkryetarët që sot ishin ulur krah Mustafës, së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje mbi qëndrimet lidhur me formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Osmani, siç thotë edhe në postimin e saj, përkrah formimin e Qeverisë me LVV-në, ndërsa Veliu kohë pas kohe sulmon partinë e Albin Kurtit me deklarimet në media. Veliu e Osmani, kishin përplasje në të kaluarën, por dukej se i kishin harruar ato kur gjatë fushatës zgjedhore kryetari i Podujevës e priti e e shoqëroi disa herë Osmanin si kandidate e LDK’së për kryeministre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo polemikat mes tyre u kthyen kur Veliu së fundmi po e kundërshtonte publikisht një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, nën arsyetimet se partia e Kurtit po donte ta largonte LDK’në nga rruga e saj proevropiane. Osmani i reagoi menjëherë me një shkrim, ku thoshte se ishte e vetmja VV’ja që i kishte qëndruar afër LDK’së, kur ndërkombëtarët kërkonin të mos shfuqizohej Gjykata Speciale e të mos i futej thikë pas shpine aleancave më të mëdha. Veliu madje kishte reaguar edhe kur nënkryetarja e LDK’së shkoi për t’u regjistruar në Kuvend si deputete bashkë me kreun e VV’së.

Marrë nga gazeta Ekspress

(a.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment