Rajoni

Vjosa Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën

Osmani është shprehur se LDKja nuk do të marrë ndonjë inicitaivë për ta shkarkuar Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit.
Featured image of article: Vjosa Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën Vjosa Osmani

KOSOVË- Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën si  kryetari të Kuvendit.

Osmani është shprehur se LDK-ja nuk do të marrë ndonjë inicitaivë  për ta shkarkuar Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit. Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK-së. Ajo gjithashtu ka thënë se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës. Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas kreu i LDK-së Isa Mustafa, në një konferencë për media ka deklaruar  se këtë letër nuk e konsideron zyrtare. Dy partitë tashmë i  kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa.

(a.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment