Aktualitet

Nga SIDA tek Koronavirusi/ A u krijuan këto sëmundje nga vetë njerëzit?

Vitet e fundit, bota është prekur nga epidemi të rrezikshme vdekjeprurëse. Sapo zhduket njëra prej tyre, shfaqet një tjetër. Këto epidemi, kanë prirjen të shkaktojnë panik në shkallë të gjerë, dhe të ndërpresin jetën normale. Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit, qindra fluturime drejt Kinës janë anuluar.
Featured image of article: Nga SIDA tek Koronavirusi/ A u krijuan këto sëmundje nga vetë njerëzit? Foto ilustruese

Ndërsa komuniteti mjekësor po bën të gjitha përpjekjet për të ndalur përhapjen e tij, janë shtuar shumë edhe teoritë konspirative mbi të. Ja cilat janë teoritë kryesore, mbi 8 nga sëmundjet infektive më të rrezikshme të kohëve të fundit:

HIV/AIDS

Sot më shumë se 32 milionë njerëz janë duke jetuar me këtë sëmundje, që ende nuk ka një kurë. Një studim i kryer në Kaliforni të SHBA-së në vitin 1999, tregoi se rreth 27 për qind e të anketuarve, besonin se HIV/AIDS ishte prodhuar nga qeveria amerikane si një armë kundër zezakëve. Në një studim tjetër në vitin 2005, mbi 20 për qind shpreheshin po njëlloj. Ndërkohë në vitin 2004, 55 për qind e amerikano-latinëve ishin të bindur se qeveria amerikane, e kishte tashmë një vaksinë kundër HIV-it, por refuzon ta shpërndajë për të prekurit.

Malaria

Në vitin 2019, shpërthimi i epidemisë së malaries në Burundi të Afrikës, shkaktoi vdekjen e mbi 1800 njerëzve në pak muaj. Një zyrtar që foli në kushte anonimiteti, tha se qeveria në vend refuzoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, pasi Burundi ishte më pak se një vit larg zgjedhjeve presidenciale. Dhe presidenti nuk donte që qytetarët të mendonin se politika e tij shëndetësore ishte të dështuara. Ndërkohë kur në Ganë u njoftua vitin e shkuar se do të sillej në vend vaksina kundër malaries, pati zëra se ajo nuk do të kuronte malarien, por do të vriste mijëra njerëz, në përpjekje për të zvogëluar numrin e popullsisë në Afrikë.

Ethet Dengue

Vitin e kaluar kjo sëmundje u shfaq në masë në disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, me Bregun e Fildishtë që përjetoi normat më ta lartë të infeksionit. Shkencëtarët janë përpjekur t’i luftojnë këto lloj ethesh me ndihmën e bakterit Volbakia, që e pengon virusin të riprodhohet brenda mushkonjave. Ndërkohë disa teori komploti, pretendojnë se Volbakia po krijon më shumë probleme, duke rritur mundësinë e infeksionit viral tek njerëzit. Një tjetër teori e çuditshme, është se Bill Gejts po e përdor bakterin për të reduktuar disi popullsinë e botës.

Virusi Nipah

Infeksioni nga ky virus, shkaktohet nga ekspozimi ndaj kafshëve të infektuara si derrat, apo nga ngrënia e frutave të prekura nga lakuriqët e natës, të infektuar më herët më virusin. Ai mund të përhapet edhe nga njeriu tek njeriu. Simptomat e virusit përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje.

Komplikimet mund të çojnë deri në inflamacion të trurit. Në vitin 2018, një epidemi e virusit Nipah në Kerala të Indisë vrau 17 njerëz. Në qershor 2019, u arrestuan 2 teoricienë të komplotit, pasi nisën të përhapin zëra se virusi ishte një “mashtrim” nga kompanitë farmaceutike, për të rritur shitjet e barnave të tyre.

Virusi i gripit H1N1

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e virusit të gripit H1N1 (Gripi i Derrit) e vitit 2009, vrau më shumë se 500.000 njerëz në të gjithë botën. Ai prek kryesisht fëmijët, si dhe të rriturit e moshës së re dhe të mesme. Billi Korgan, drejtues i një portali të njohur në SHBA, deklaroi në tetorin e vitit 2009, se virusi H1N1 ishte krijuar nga njeriu, për të tmerruar qytetarët e zakonshëm. Një tjetër teori konspirative, thotë se Organizata Botërore e Shëndetit po komploton me kompanitë farmaceutike, për të krijuar një ‘mashtrim të Gripit të Derrit’, për të ngjallur panik në të gjithë botën.

Virusi Zika

Në vitin 2015, virusi Zika u zbulua për herë të parë në Brazil. Ai u përhap në Amerikën e Jugut dhe Veriut, si dhe Azinë Juglindore dhe ishujt e Paqësorit. Epidemia përfundoi në nëntorin e vitit 2016. Zika shkakton defekte të rënda gjatë lindjes, siç janë foshnjat e lindura me koka më të vogla se sa normalja.

Kjo do të thotë që gratë shtatzëna që e bartin virusin, ua kalojnë atë fëmijëve të tyre. Ky virus nuk ka ende vaksinë. Ndërsa teoritë e komplotit, variojnë nga një epidemi e shkaktuar qëllimisht nga vaksinat, pesticidet ose nga miliarderi Bill Gates. Një tjetër teori, thotë se përgjegjëse për Zika-n janë mushkonjat e modifikuara gjenetikisht.

Virusi Ebola

 

Shpërthimi më i përhapur epidemik i virusit, ndodhi gjatë viteve 2013-2016, me mijëra të vdekur në Liberi, Sierra Leone dhe Guinea. Në atë kohë u pretendua se Ebola ishte prodhuar në SHBA, si një lloj arme biologjike për të vrarë miliona njerëz në Afrikë. Popullore është dhe teoria që Rendi i Ri Botëror, e prodhoi vetë virusin në mënyrë që të mund të zbatojë ndalimet e udhëtimit, dhe instalimin e kontrollit ushtarak në disa vende.

Koronavirusi

Foto ilustruese

 

Teoritë e konspiracionit mbi epideminë më të fundit, janë kudo në internet. Madje Google, Twitter dhe Facebook, po ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme në platformat e tyre. Sërish dominon teoria e armëve biologjike, sipas të ciliës koronavirusi ka “dalë” aksidentalisht nga një laborator i sigurt.

Të tjerë pohojnë se mjafton të mbash fytin e lagësht, dhe të pish suplemente të vitaminës C, mund të shmangësh prekjen nga virusi. Asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë, dhe këshillat dhe sugjerimet e vetme që duhet të ndiqen, janë ato të ekspertëve të fushës.

Marrë nga Tiranatoday 

Shto Koment