
BRUKSEL– Videoja që u bë virale dhe bëri xhiron e botës, tregoi gjestin e shëmtuar të një djali që pasi fuste gishtat në gojë i fshinte ato mbi tubat prej hekuri brenda një metroje në Bruksel, ndërkohë që koronaviruis ka mbërthyer botën, e ndër rregullat kryesorë është higjena.
Sipas mediave të huaja ky djalë është arrestuar ditën e djeshme nga policia belge pasi ai arrihej të identifikohej lehtë në videon që u bë virale.
Mësohet që videoja është regjistruar nga një pasagjer tjetër që ndodhej brenda metrosë dhe pasi e publikoi ai shkroi: Shikoni çfarë bën ky bir k..ve në dorezat e transportit publik. Më mirë mos prekni hekurat.
Ndërsa kompania e transportit publik tha: Një i ri (i intoksikuar) u arrestua nga policia dhe shërbimet tona të sigurisë pas denoncimit. Treni në fjalë është tërhequr nga shërbimi për dezinfektim”.
Ma soeur m’envoie ça, je la laisse rentrer à la maison ou pas ? pic.twitter.com/sNsHgX6Y64
— Hisoka 🎭 (@Mous_taffe) March 9, 2020
Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar, mes tyre një viktimë.
Burimi: standard.co.uk
A.C/Dosja.al