Aktualitet

“Parku Kombëtar, një pasuri e përbashkët”/ VV në Shqipëri në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në Zall Gjoçaj: S’ka jetë pa ujë

Sipas VV sot u mbajt një tjetër seancë gjysmake, ku gjyqtarja mundësoi vetëm shkëmbimin e dokumentacionit mes palëve, në vend që të vendosej për masën e sigurimit të padisë për pezullimin e punimeve të ndërtimit të HEC-it të jashtëligjshëm në park.
Featured image of article: “Parku Kombëtar, një pasuri e përbashkët”/ VV në Shqipëri në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në Zall Gjoçaj: S’ka jetë pa ujë Anëtarët e VV në Tiranë dhe banorët

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë ka deklaruar se vazhdon organizimi kundër HEC-it të jashtëligjshëm në Zall Gjoçaj, projekt ky, i cili ka nisur disa muaj më parë. VV përmes një postimi në Facebook, shprehet se më herët dështuan 3 tentativa për mbajtur një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës, për padinë e ngritur nga banorët e zonës së Zall Gjoçajt kundër ndërtimit të HEC-it në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës, pasi palët e paditura nuk paraqiteshin në gjykatë.

Sipas VV sot u mbajt një tjetër seancë gjysmake, ku gjyqtarja mundësoi vetëm shkëmbimin e dokumentacionit mes palëve, në vend që të vendosej për masën e sigurimit të padisë për pezullimin e punimeve të ndërtimit të HEC-it të jashtëligjshëm në park. Lëvizja Vetëvendosje thotë se mbështet banorët që kundërshtojnë ndërtimin e këtij HEC-i, pasi Parku Kombëtar është një pasuri e përbashkët.

POSTIMI I PLOTË I VETËVENDOJSES NË TIRANË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në gjykata e në terren, vazhdon organizimi kundër HEC-it të jashtëligjshëm në Zall Gjoçaj. Tre tentativava të mëhershme dështuan për të mbajtur një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës, për padinë e ngritur nga banorët e zonës së Zall Gjoçajt kundër ndërtimit të HEC-it në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” sepse palët e paditura nuk paraqiteshin. Ndërsa ditën e sotme nuk u paraqitën gjyqtarët. Trupi gjykues nuk kishte kuorum sepse munognin 2 prej 3 gjyqtarëve. Prandaj sot u mbajt një seancë gjysmake. Në vend që të vendosej për masën e sigurimit të padisë për pezullimin e punimeve të ndërtimit të HEC-it të jashtëligjshëm në park, gjyqtarja sot mundësoi vetëm shkëmbimin e dokumentacionit mes palëve. Një seancë e radhës pritet të mbahet brenda dy javësh, por ndërkohë kjo situatë i leverdis kompanisë së ndërtimit e cila po tenton ta bëjë fakt të kryer futjen e punimeve të ndërtimit të HEC-it brenda parkut kombëtar.

Përfaqësues të organizatave mjedisore, aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri, u bashkuan sot me banorët e zonës gjatë mbajtjes së kësaj seance gjysmake në Gykatën Administrative të Tiranës, në mbështetje të mbrojtjes së parkut kombëtar dhe të së drejtës për ujë të pijshëm për rreth 10,000 banorë të zonës.

Për banorët është bërë e qartë prej kohësh se krahas luftës juridike, e cila po zvarritet me qëllim, është e domosdoshme edhe organizmi dhe mobilizimi në terren për ta ndalur këtë projekt të jashtëligjshëm dhe shkatërrimtar. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri solidarizohet plotësisht më këtë kauzë për ujë e për jetë – një kauzë që na prek të gjithëve sepse parku kombtar është pasuri e jona e përbashkët, ndërsa jetë pa ujë nuk ka.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment