Showbiz

Rezart Veleshnja shpërthen pas shembjes së Teatrit: Krimineli dhe politikani nuk kanë ndonjë ndryshim të madh (FOTO)

Veleshnja ka shkruar përmes një postimi në rrjetet sociale se politikanët dhe kriminelët nuk ndonjë ndryshim të madh, duke nënkuptuar kështu edhe ngjarjen e ditës së djeshme të shembjes së Tetrit.
Featured image of article: Rezart Veleshnja shpërthen pas shembjes së Teatrit: Krimineli dhe politikani nuk kanë ndonjë ndryshim të madh (FOTO) Rezart Veleshnja

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja është gjithmonë një prej personazheve që tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet e tij  në rrjetet sociale.

Së fundmi, duke iu referuar edhe ngjarjes së djeshme, ku u shemb Teatri Kombëtar Shqiptar, ai ka folur edhe për  politikanët.

Kështu aktori ka shkruar se çdo kush që përfshihet në politikë është një kriminel. Sipas tij  politikanët dhe kriminelët nuk ndonjë ndryshim të madh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i aktorit ne Instastory

“Nëse i futesh politikës, kjo tregon se mendja jote ka tendencë kriminale. Sepse krimineli dhe politikanë nuk kanë ndonjë ndryshim të madh. Krimineli është politikan i pasekusesshë, ndërsa politikani është kriminel i suksesshëm.”- ka shkruar Veleshnja.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

A.C/Dosja.al

Shto Koment