Rajoni

Qeveria greke aprovon vendimin për lirimin e të burgosurve, mes tyre përfitojnë edhe shumë shqiptarë

Falë këtij vendimi përfitojnë  amnisti edhe shumë shqiptarë të dënuar në Shqipëri.
Featured image of article: Qeveria greke aprovon vendimin për lirimin e të burgosurve, mes tyre përfitojnë edhe shumë shqiptarë Foto ilustruese, burg

GREQI– Ditën e sotme Qeveria greke ka bërë me dije se është aprovuar vendimi për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit burg për të vuajtuar.

Ky vendim është ndërmarrë në kuadër të pakësimit të numrit të të burgosurve në burgjet e Greqisë.

Në bazë të këtij vendimi thuhet se do të lirohen të dënuarit që janë mbi 65-vjeç dhe që kanë kryer 1/3 e dënimit. Po ashtu parashikohet lirimi i atyre që janë dënuar deri në 5 vjet për krime të rënda por që u ka mbetur edhe 1 vit për të kryer. Por falë këtij vendimi përfitojnë  amnisti edhe shumë shqiptarë të dënuar në Shqipëri.

Ndërkohë nuk përfitojnë të dënuarit për krime ndaj të miturve, përdhunimet, krimet për terrorizëm,vrasjet dhe krimet kundër shtetit. Afati i masave do të jetë për 3 muaj.

Mësohet se në burgjet greke janë pothuajse 12.000 të dënuar, ku shumica prej tyre janë dënuar për krime më pak se 7 vjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu mësohet se urdhri do të jetë i vlefshëm për 3 muaj dhe do të zbatohet për të gjithë të arrestuarit, përveç krimeve të dënuara të urrejtjes. Masa e paraburgimit mund të zvogëlojë numrin e të arrestuarve në rreth 1.500 nga 12.500 që janë aktualisht, megjithëse është akoma e vështirë të vlerësohet numri i saktë.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: makthes.gr

A.C/Dosja.al

Shto Koment