Sport

Muriqi ndëshkohet me karton të kuq, ja gjesti që bëri sulmuesi ndaj mbrojtësit të Gazientepes (VD)

Muriqi bëri një ndërhyrje totalisht të panevojshme në një mbrojtës të Gazientepes, i cili nuk kishte as topin në këmbë
Featured image of article: Muriqi ndëshkohet me karton të kuq, ja gjesti që bëri sulmuesi ndaj mbrojtësit të Gazientepes (VD) Vedat Muriqi

KOSOVË– Vedat Muriqi ishte njëri prej më të mirë në ndeshjen e mbrëmshme në mes të Gazientep dhe Fenerbahçe. Sulmuesi nga Kosova bëri një asist dhe një gol në këtë ndeshje dhe padyshim ishte më i miri në fushë, por ajo çka ra në sy ishte një gjest i lojtarit, pasi që shënoi golin e dytë.

Muriqi bëri një ndërhyrje totalisht të panevojshme në një mbrojtës të Gazientepes, i cili nuk kishte as topin në këmbë. Në video shihet Muriqi, duke vrapuar dhe më pas hidhet mbi kokën e lojtarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmuesi Muriqi më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë, konkretisht në minutën e 80-të dhe ai kështu do të mungonte ndeshjen e radhës për Fenerbahçen. Megjithatë ai u përjashtua nga ndeshja pas kësaj ndërhyrje të dytë. Tashmë mediet turke kanë filluar një debat pasi që Muriqi mund të dënohet më shumë se një ndeshje pas kësaj ndërhyrje. Në rastin e parë ai do ta humbiste vetëm ndeshjen e kupës kundër Kayseri që zhvillohet në mesjavë, por në rast se Federata Turke e dënon atë, atëherë Muriqi mund të humbë ndeshjen derbi të qytetit të Stambollit në mes të Fenerbahçe – Instanbul Baseksehir që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Marrë nga gazeta Ekspress

(a.m/dosja.al)

Shto Koment