Politike

“Pusho moj, na lër të flasim”, Vasili sherr të fortë me Hajdarin: Ke ardhur t’bësh zhurmuesen? Deputetja: S’të pi ujë…

E pranishme në emisionin “Opinion”, Hajdari e cilësoi në dëm të shqiptarëve marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa ka kërkuar me ngulm ndryshimin e sistemit.
Featured image of article: “Pusho moj, na lër të flasim”, Vasili sherr të fortë me Hajdarin: Ke ardhur t’bësh zhurmuesen? Deputetja: S’të pi ujë…
Përditësuar:

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është përplasur mbrëmjen e sotme dhe ka patur një debat të fortë me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin. E pranishme në emisionin “Opinion”, Hajdari e cilësoi në dëm të shqiptarëve marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa ka kërkuar me ngulm ndryshimin e sistemit.

Ndërsa Vasili, gjatë debatit i kujtoi Hajdarit se është zgjedhur deputete në bazë të këtij sistemi ekzistues.

Pjesë nga debati

Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë është kryetare e sistemit. Ky sistem e mundësoi zonjën Hajdari. Kshu ka lindur nga ky sistem…

Rudina Hajdari: Më fal që po ta them kështu por nuk pi më ujë ky argument

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Petrit Vasili : Na le radhën të flasim dhe në të tjerët. Ke ardhur të bësh zhurmuesen kwtu?

Rudina Hajdari: Kam ardhur në këtë sistem pikërisht …

Petrit Vasili: Zonjë do lësh radhë për të folur… Lerë moj se nuk shkon kjo zhurmë këtu. Po pusho, pusho! Qetësohu… Ore do pushosh apo s’do pushosh?

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama

(f.m/dosja.al)

Shto Koment