LIVE UPDATES
Art&Argëtim

2 Shkurt 2020, 16:44 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurës premierën e filmit të tij “I love Tropoja”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Por disa komente që pasuan premierën e filmit, ndërsa u tha se “tropojani respekton mikun me vajzën e shtëpisë duke e futur në krevat”, e indinjuan Ermalin, i cili vendosi të sqaronte ndjekësit e tij, duke i quajtur ‘idiotësi’.

Sipas tij, “I love Tropoja” i nxjerr tropojanët si njerëz të besës, të traditës e nderit. Po si e ka përjetuar këtë histori nga Tropoja Valer Kolnikaj, i cili jeton në Malësi të Madhe dhe erdhi në Tiranë posaçërisht për premierën e filmit. Për “Panorama Plus”, ai komenton Ermalin si aktor dhe filmin e tij të kontestuar.

Një djalë showbizz-i që jeton ende në Malësinë e Madhe dhe erdhe në Tiranë për të ndjekur premierën e filmit “I love Tropoja”.

Të pëlqeu historia e treguar në film?

Valer Kolnikaj: Film më i bukur nuk bëhej! Realizimi dhe cilësia e filmit ishin në nivel maksimal. Gallatë që nga fillimi e deri në fund. E pabesueshme si mund të tregohet një histori e bukur dashurie, njëkohësisht komedi që të bën të qeshësh në çdo moment dhe të përcjell dhe mesazh të veçantë, pra subjekt shumëplanësh.

Çfarë mendimi ke për komentuesit që mendojnë se ky film ‘çnderon tropojanët’? 

Valer Kolnikaj: Për sa i përket kësaj zhurmës që filmi paska ‘çnderuar tropojanët’, jam i bindur që është thënë me qëllim keqdashës nga dikush që s’ia ka idenë e as nuk e ka parë filmin. Tropojanët jam i sigurt që do t’i jenë mirënjohës Ermalit sapo ta shohin filmin. Përveçse një promovim të jashtëzakonshëm të bukurive të atij vendi, është një art i veçantë i të bërit komedi, duke ruajtur traditat e zakonet e zonës. Për mendimin tim, në asnjë moment nuk cenohet nderi apo zakoni në film. Janë thjesht dashakeqës ata që komentojnë ashtu. Kur të shohin filmin, do të qeshin me komentet e tyre pa lidhje, po aq sa qeshëm ne në premierë duke e parë ‘I love Tropoja’.

Po skena puthjes në buzë e Ermalit me vjehrrin nga Tropoja, që luhej nga Bruno Shllaku, t’u duk moment provokues për vetë burrat e Tropojës? 

Valer Kolnikaj: Ky film nuk është dokumentar për Tropojën, por komedi që të jep ndjesitë që përmenda më parë. Familja, traditat, rregullat e zakonet e secilit nga ne janë të paprekshme në realitet dhe nuk duhet të hyjnë në diskutim në këtë mes. Filmi prandaj quhet film dhe puthja në buzë apo çdo skenë tjetër të bën të qeshësh shumë.

Si t’u duk Ermali në rolin e gay-t, nën lëkurën e të cilit donte t’i shpëtonte martesës me zor?

Valer Kolnikaj: (Qesh) Nuk ishte aspak bindës tek ajo pjesë, i shkoi kot mundi. (Dhe në film nuk e bindi dot babanë e nuses, Frrokun apo Frroçin, siç e thërriste në film ai gjatë asaj skene. Por Ermali në çdo rol është interesant dhe të bën të qeshësh.

Në lidhje me disa komente rreth filmit, ku thuhej se “tropojani respekton mikun me vajzën e shtëpisë duke e futur në krevat”, mendon është një legjendë apo ka pasur diçka të vërtetë në traditën e Tropojës?

Valer Kolnikaj: Nuk e njoh këtë traditë të jem i sinqertë dhe nuk e besoj të jetë e tyre. Në filmin e Ermalit nuk ndodh kjo gjë. Unë kam qenë në Tropojë dhe janë shumë mikpritës e njerëz të mirë.

Cili do të ishte subjekti i filmit të ardhshëm, që do të doje të shihje nga Ermali? 

Valer Kolnikaj: Unë sugjeroj që Ermali filmin tjetër ta titullojë ‘I love Malësia’. Me siguri që bukuritë natyrore të Vermoshit-Kelmendit-Malësisë e Thethit janë më të mëdha se në Tropojë. Pastaj dhe traditat e zakonet tona do t’i jepnin karakter e bukuri komedisë së re në filmin e radhës.

E ke të siguruar rolin kështu, pra mund të jesh ti aktor në filmin e tij të ardhshëm? 

Valer Kolnikaj: Unë pres që Ermali të më ftojë direkt pa kaluar në casting, siç kanë kaluar të tjerët. (qesh). Ermali është shumë i zoti në gjithçka bën. Ne njihemi mirë dhe jam i sigurt që bashkëpunimi ynë do të ishte më i suksesshmi nga gjithë tjerët, të mëparshëm apo të mëvonshëm. ‘I love Malësia’ duhet të jetë i radhës!

Marrë nga Panorama Plus

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 700 mijë euro i love tropoja ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit valer kolnikaj 700 mijë euro i love tropoja ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit valer kolnikaj

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 11:51

“Ç’të them më parë për Xhevdet Ferrin? Ka kaq shumë për të treguar, por dhimbja i merr frymën fjalës. Xhoda kishte ende shumë për të dhënë… “. 16 janari ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën