Bota

Në Kinë po zhvillohen 9 projekte, vaksina kundër COVID-19 do të provohet në prill tek njerëzit

Në Kinë po kryhen njëkohësisht 9 projekte të prodhimit të vaksinave kundër COVID- 19, ku shumica prej tyre pritet të përfundojnë provat paraklinike dhe të nis provat e vërteta tek njerëzit e infektuar në muajin prill.
Featured image of article: Në Kinë po zhvillohen 9 projekte, vaksina kundër COVID-19 do të provohet në prill tek njerëzit Foto ilustruese

KINË– Mediat e huaja kanë shkruar se ekspertët kanë konfirmuar që kërkim-zhvillimi i vaksinave të COVID-19 në Kinë është në të njëjtin ritëm me atë në vendet e tjera.

Ndërkohë në Kinë po kryhen njëkohësisht 9 projekte të prodhimit të vaksinës kundër COVID- 19, ku shumica prej tyre pritet të përfundojnë provat paraklinike dhe të nisin provat e vërteta tek njerëzit e infektuar në muajin prill.

“Disa institucione kanë dorëzuar tashmë aplikimet e tyre për prova klinike në Administratën Kombëtare të Produkteve Mjekësore dhe po planifikojnë të regjistrojnë vullnetarë që të fillojnë pasi të jepet miratimi.”-kanë thënë ekspertët.

Ndërsa bioinxhinierja, general-major Chen Wei, që është drejtuesja e ekipit, ka deklaruar se në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve efikasiteti dhe cilësia e vaksinës është miratuar nga një palë e tretë.

“Në përputhje me standardet ndërkombëtare, ligjet e rregulloret e brendshme, siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinës është miratuar nga një palë e tretë. Ne kemi kryer gjithashtu punë përgatitore paraprake për prodhimin në masë.”-ka thënë Chen Wei.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po zhvillohet prova te kafshët për vaksinat rekombinante me nënnjësi me bazë proteinike dhe Kina është e aftë të prodhojë në shkallë të gjerë proteina me cilësi e pastërti të lartë për vaksinat.”– ka deklaruar Lei Chaozi nga Ministria e Arsimit në Kinë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: xinhuanet.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment