Bota

 Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk jep dorëheqjen

Honcharuk, kryeministri ukrainas përmes një psotimi në rrjetet sociale bën me dije se i ka dërguar kërkesën e tij Presidentit, për t'u dorëhequr.
Featured image of article:  Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk jep dorëheqjen Oleksiy Honcharuk

UKRAINË– Pas katër muajsh në detyrë, Kryeministri i Ukrainës Oleksiy Honcharuk i ka dorëzuar presidentit letrën e tij të dorëheqjes. Ai njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi erdhi më pak se dy ditë pasi regjistrimi audio i Honcharuk u shfaq në internet me ministrat e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Hocharuk tha se materialet audio ishin fragmente të mbledhjeve të qeverisë që kishin për qëllim të krijonin një përshtypje se ekipi i tij e respektonte presidentin.

“Unë erdha në pozitën e përmbushjes së programit të Presidentit. Ai është për mua një model i hapjes dhe vendosmërisë. Sidoqoftë, për të hequr çdo dyshim për respektin dhe besimin tonë tek Presidenti, unë shkrova një letër dorëheqjeje dhe ia dorëzova Presidentit me të drejtë ta paraqiste atë në Parlament.”– u shpreh Honcharuk.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për audiot e publikuara ish-kryeministri ka thënë: Unë u bëj thirrje atyre që janë duke luftuar kundër nesh: Ju nuk do të na trembni! Ne do ta rrënjosim korrupsionin dhe bllokimin e skemave edhe më këmbëngulëse. Qëllimi i ekipit tonë është që të rindezim vendin, të prishim sistemin e vjetër dhe të ndërtojmë një të ri, pa skema dhe marrëveshje. Nëse kjo është jo një lajm i mirë për vendin, atëherë unë jam një injorat i plotë për ekonominë.

Burimi: msn

A.C;E.K/Dosja.al 

Shto Koment