Showbiz

Ndahet Tuna dhe Patrisi? Nuk festuan as Shën Valentinin bashkë, heqin njëri-tjetrin nga Instagrami (FOTOT)

Detaji më i fortë që lë të dyshohet nëse dyshja janë bashkë, është fakti se ata  nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Featured image of article: Ndahet Tuna dhe Patrisi? Nuk festuan as Shën Valentinin bashkë, heqin njëri-tjetrin nga Instagrami (FOTOT) Tuna dhe Patris Berisha

KOSOVË– Prej ditësh Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur për një ndarje të mundshme. Gjithçka filloi kur këngëtarja hoqi mbiemrin “Berisha” nga profili i saj i Instagramit dhe së fundmi dyshimet janë shtuar akoma më shumë.

Këngëtarja e njohur Tuna është përfolur prej kohësh për një  ndarje nga partneri i saj, Patrisi. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur për  këtë çështje, u ngritën dyshime që në momentin kur këngëtarja fshiu nga profili i saj në Instagram mbiemrin Berisha.

Ndërsa tashmë dyshimet janë shtuar edhe më shumë për ndarjen e Patrisit dhe Tunës, sepse para dy ditësh në festën e të dashuruarëve, më  14 shkurt asnjëri prej tyre nuk publikoi urimin e Shën e Valentinit, pavarësisht se kanë qenë gjatë gjithë kohës akitvë në Instagram.

Por Patrisi  përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se ditën e Shën Valentinit e ka kaluar pranë djalit të tij, Tianit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Tuna nuk ndjek Patrisin

Por edhe detaji i tretë më i fortë që lë të dyshohet nëse dyshja nuk janë bashkë, është fakti se ata  nuk e ndjekin njër-tjetrin në rrjetet sociale.

Patrisi nuk ndjek Tunën

Megjithatë mbetet për t’u parë, pasi asnjëri prej tyre nuk kanë folur për ndarje.

A.C/Dosja.al

Shto Koment