BotaKulture

Historia e “Parasite” bëri jehonë në mbarë botën, Presidenti Trump nuk është i kënaqur që filmi korean fitoi çmimin Oscar: Kemi mjaft probleme me ata

Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregtinë. Për më tepër ata u japin atyre çmimin për filmin më të mirë të vitit?
Featured image of article: Historia e “Parasite” bëri jehonë në mbarë botën, Presidenti Trump nuk është i kënaqur që filmi korean fitoi çmimin Oscar: Kemi mjaft probleme me ata Fragment nga filmi "Parasite" dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka çuditur me deklaratën e tij për fituesin e çmimit të parë Oscar “Paraziti”, për shkak se është një film i Koresë së Jugut.

Trump nuk e ka pëlqyer aspak që çmimi Oscar i këtij viti ka shkuar për një film korean, duke e ironizuar totalisht vlerësimin e para disa javëve që bëri bujë në mbarë botën.

Sa të këqija ishin çmimet e Akademisë këtë vit, a e shihni?” Dhe fituesi është … një film nga Koreja e Jugut. Çfarë dreqin ishte gjithçka? Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregtinë. Për më tepër ata u japin atyre filmin më të mirë të vitit?- tha Trump.

Me deklaratën e tij Trump tregon hapur se marrëdhëniet me Korenë e Jugut nuk janë aspak të mira për shkak të tregtisë, e për këtë shkak sipas Presidentit amerikan Koreja e Jugut nuk duhet të vlerësohet as për filmat më të mirë që prodhon.

Paraziti ishte filmi i parë në gjuhë të huaj që fitoi çmimin më të mirë në Awards Academy. Gjithashtu “Parasite” fitoi edhe çmimin për regjinë dhe skenarin origjinal.

Megjithatë Trump nuk ishte i impresionuar aspak prej historisë së “Parasite” që bëri bujë në mbarë botën, por shprehu interesin për filmat amerikanë që ishin bërë para 70 viteve që i rezistojnë akoma kohës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po kujtoj disa filma ‘Gone with the Wind’ – a mund ta rikthejmë  ‘Gone with the Wind’, ju lutem? “Sunset Boulevard,’ kaq shumë filma të shkëlqyeshëm.” -vazhdoi ai.

Trump tha se nuk e dinte nëse “Paraziti” ishte i mirë. “Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, filmi më i mirë i huaj – jo, ishte më i miri. A ka ndodhur ndonjëherë më parë?”– pyeti me ironi ai.

Më 9 shkurt në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për Oscars 2020 është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment