Bota

Vesh këpucët me thumba në Davos 2020, Donald Trump përgatitet mirë në terrenin me borë (FOTOT)

Presidenti mbërriti në mbledhjen vjetore pasi kishte veshur një palë këpucë me thumba, në mënyrë që të shmangte rrëshqitjen gjatë ecjes.
Featured image of article: Vesh këpucët me thumba në Davos 2020, Donald Trump përgatitet mirë në terrenin me borë (FOTOT) Donald Trump
Përditësuar:

ZVICËR- Presidenti amerikan Donald Trump ditën e djeshme ka marrë pjesë në Forumin e Davos 2020, në alpet zviceriane ku temperaturat kanë qenë shumë të ulëta.

Por mediat e huaja kanë treguar edhe këpucët tipike që Trump kishte veshur ditën e djeshme pasi rrezikonte të rrëshqiste nga akulli dhe terreni i mbuluar me borë.

Kepucet e Trumpit

Presidenti mbërriti në mbledhjen vjetore pasi kishte veshur një palë këpucë me thumba, në mënyrë që të shmangte rrëshqitjen gjatë ecjes.

Donald Trump

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Forumi Ekonomik Botëror u mbajt dje në Davos të Zvicrës, ku këtë vit morën pjesë dy  emra të rëndësishëm që kanë bërë bujë, aktivistja e klimës suedeze Greta Thunberg dhe Presidenti amerikan Donald Trump, që e ka kundërshtuar disa herë për protestat e saj në mbarë botën. Forumi Ekonomik Botëror është themeluar që prej vitit 1971, i cili synon të bëjë më të mirën për Botën. Prej 49 vitesh ky Forum mbahet në vendin alpin të Zvicrës, në Davos, ku marrin pjesë, politikanë, biznesmenë  dhe personazhe të njohur dhe me shumë ndikim në botë. Përafërsisht në këtë Forum marrin pjesë 3,000 njerëz, ku një e treta e këtij numri zihet nga njerëzit që bëjnë pjesë në biznes.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment